Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngrit 4 aktakuza për 5 persona

14:32 | 6 Shtator 2019
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ngrit 4 aktakuza kundër 5 personave për vepra të ndryshme penale, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit. 

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 2 aktakuza kundër 2 peronave, për vepra të ndryshme penale, shkruan arbresh.info.

Ky është raporti i plotë:

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Grabitje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm Seksual“.

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) peronave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare “;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme