Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, ndalon një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, një kërkesë për caktimi e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar dhe ka ngritur 7 aktakuza, kundër 8 personave, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se në komunën e Vitisë, gjatë ditës së djeshme dyshohet se një person në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete, shkruan arbresh.info.
Ky është raporti i plotë:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) kërkesë për caktimi e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave. Gjithashtu, në Gjilan gjatë ditës së djeshme është gjetur një (1) person pa shenja jete, që dyshohet të jetë vdekje e natyrshme.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshme, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Mashtrim’’ dhe veprën penale ‘’Deklarim i Rremë’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Ndotja e ujit të pijshëm’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Kontrbandimi i mallrave.
Rastet tjera me interes për publikun:
Dyshohet se dje, më 05 shtator 2019, rreth orës 21:00 minuta, në fshatin Smirë Komuna e Vitisë, një (1) person i moshës 68 vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar, policia, dhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij. Prokurori i shtetit, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’..
Në Gjilan, dje rreth orës 17:00 minuta, një (1) person i moshës 65 vjeçare është gjetur pa shenja jete afër stadiumit të qytetit, dyshohet të ketë pasur atak kardiak. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar, policia, dhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij.
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës