Google ADS

Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon 6 persona ndërsa ngrit 7 aktakuza për 7 persona

14:05 | 6 Shtator 2019
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të fundit, si të dyshuar, po ashtu kjo prokurori ka bërë 3 kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për  4 persona, si dhe një kërkesë për paraqitje në stacion policor për 3 persona, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjithashtu, Gjatë 24 orëve të fundit, në një motel në Graçanicë, është gjetur një person pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin  e Mjekësisë Ligjore për obduksion, shkruan arbresh.info.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Ky është raporti i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për  katër (4) persona, si dhe një (1) kërkesë për paraqitje në stacion policor për tre (3) persona.

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë,  dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërkaq, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Detyrimi”.

Ndërkaq, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka bërë një (1) kërkesë për paraqitje në stacionin policor për tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”. 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimet e rreme”.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhunë në familje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shantazhi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Raste tjera me interes për publikun:         

Gjatë 24 orëve të fundit, në një motel në Graçanicë, është gjetur një person pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin  e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme