Google ADS

Bale thyen heshtjen: Nuk jam i lumtur, jam trajtuar padrejtësisht

13:54 | 6 Shtator 2019
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale i është përgjigjur kritikëve të tij në Spanjë.

Duke folur për Sky Sports, Bale insiston se trajtimi ndaj tij sezonin e kaluar ishte “i padrejtë”, transmeton portali arbresh.info.

“Ishte i vështirë për të gjithë, për skuadrën dhe për mua”, ka deklaruar ai.

“Ata më fajësuan mua më shumë se pjesën tjetër. Unë nuk i kam kushtuar shumë vëmendje, por nuk mendoj se ishte e drejtë”

“Dhe tani unë nuk mund të them se jam duke luajtur i lumtur por jam duke luajtur. Unë jam profesionist dhe bëjë gjithçka që mundem”, shton Bale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme