Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, të shtunën do të vizitojë SHBA-të pasi Afganistani gjendet në një udhëkryq kritik me zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe me një proces të paqartë të paqes që synon t’i japë fund luftës dekadëshe në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Media lokale Tolo News raportoi të premten se Ghani do të udhëheqë një delegacion prej 13 anëtarësh në SHBA, ku do të zhvillojë bisedime me homologun e tij, Donald Trump, të hënën.
Zyrtarët e afërt me presidentin nuk ishin të disponueshëm për komente, por një burim i vendosur në qeveri për AA tha se presidenti i Afganistanit është ftuar nga Uashingtoni për vizitë.
Në mesin e përshkallëzimit të dhunës në Afganistan, në prag të një marrëveshje të propozuar për paqe në parim midis SHBA-ve dhe talebanëve, Ghani të enjten sulmoi kryengritësit.
“Kërkimi i paqes me këtë grup (talebanët) i cili ende ndjek vrasjen e njerëzve të pafajshëm është i pakuptimtë”, tha Ghani.
Talebanët gjithashtu kanë paralajmëruar afganët që të mos marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të 28 shtatorit.
Një marrëveshje paqeje e rënë dakord në parim midis talebanëve dhe zyrtarëve amerikanë, por që është në pritje të miratimit nga Trump, do të shohë tërheqjen e 5,000 trupave amerikane brenda 135 ditëve. Qeveria afgane nuk u konsultua në bisedimet për marrëveshjen.
Disa vëzhgues mendojnë se kjo tërheqje do të lërë një boshllëk për talebanët dhe grupet tjera terroriste për të kontrolluar në vend i cili ka mbetur i përfshirë në konflikt për pjesën më të madhe të 40 viteve të fundit.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...