I cilësuar si “monstra” i Selenicës, Ritvan Zykaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Vlorës.
Ritvan Zykaj vrau tetë të afërmit e tij, vetëm pse ata e akuzuan se u kishte vjedhur pulat. Ngjarja ndodhi në 10 gusht të 2018-ës.
Masakra në Selenicë
24-vjeçari Ridvan Zykaj u largua nga dreka me familjen e tij dhe iu drejtua banesave të kushërinjve, ku qëlloi pa mëshirë mbi pleq e fëmijë, duke kryer masakrën e pashembullt. Zykaj pasi rrëmbeu një kallashnikov në dorë, ka shkuar në drejtim të banesave të kushërinjve.
Si fillim ai ka hyrë në oborrin e banesës së Besim Zykajt, ndërsa e ka gjetur kryefamiljarin aty dhe më pas ka hapur zjarr ndaj tij. Ai ka vrarë si fillim Besimin dhe gruan e tij, Vasilikën.
Dora gjakatare e 24-vjeçarit ka shtënë edhe ndaj vajzës së Besimit, Sarës, 17 vjeçe, e cila qëndronte pak më larg prindërve dhe vëllain e saj të mitur, Ledjonin, vetëm 6 vjeç.
Pasi ka shuar familjen e parë, Ridvani ka ecur në drejtim të banesës së Demirit, (vëllait të gjyshit) ndërsa e ka vrarë atë teksa qëndronte në divan në ballkonin e shtëpisë, dhe më pas ka shtënë në drejtim të gruas së tij, duke e lënë dhe atë të vdekur në vend.
Ndërkohë, djali i Demirit, Azemi, pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, ka dalë i tronditur bashkë me gruan për të parë se çfarë po ndodhte dhe iu drejtuan shtëpisë së babait, por janë vrarë me breshëri plumbash të dy bashkë në rrugë.
Viktimat
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vëllai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit) /gazetamapo/
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...