Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson pas Prishtinë po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Beograd.
Ata sot janë takuar me presidentin serb, Aleksander Vuçiq nga ku kanë ripërsëritur qëndrimet e tyre për dialogun, shkruan lajmi.net.
Johnson në një konferencë të përbashkët për media ka thënë se përfitimet e Kosovës dhe Serbisë pas arritjes së marrëveshjes finale do të jenë shumë të mëdha.
“Shtetet e Bashkuara janë mik i popullit serb dhe ne duam të provojmë gjithçka që ta mbështesim dialogun dhe të dy kombet në negociata, në të cilat diçka duhet të jipet dhe diçka të fitohet. Nje marrëveshje nuk do të ishte e kënaqshme për asnjërën nga dy palët, por kur ajo të arrihet, përfitimet do të ishin shumë më të mëdha”, ka thënë ai.
Johnson tutje ka thënë se në Ballkan ka ardhur për t’i treguar mbështetjen popullit të Kosovës dhe Serbisë.
“Ne duam ta shohim këtë rajon të ketë sukses. E kuptojmë dëshirën e secilit, për paqe e stabilitet”, ka thënë ai.
Sipas tij, mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen në atë formë që të dy vendet të lëvizin përpara.
“Është në interes të të dy shteteve të lëvizin përparë, të arrijnë një marrëveshje që më pas të koncentrohen në siguri dhe prosperitet”, ka thënë Johnson.
Mesazhe të njëjta, senatorët amerikanë kanë dhënë edhe nga Prishtina.
Ata kanë nënvizuar faktin se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë disa sakrifica për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi. /Lajmi.net/
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...