LDK-ja e LVV-ja me lista të përfunduara

12:37 | 6 Shtator 2019
V. S.

Sot përfundon afati kohor për dorëzim në KQZ të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme. Mungesa e disa figurave kyçe të partive në këto lista pritet të jetë befasia e zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan gazeta Zëri.

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë përfunduar përpilimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 6 tetorit. Ish-shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, njoftoi se LDK-ja e ka hartuar listën, e cila ka përfshirë kandidatë nga të dyja gjinitë, shumë grupmosha e shumë vende të Kosovës.

“Sot në Kryesi dhe në Këshill të Përgjithshëm e përgatitëm listën e kandidatëve për deputetë, një listë gjithëpërfshirëse, që mbulon çdo cep të Kosovës, çdo grupmoshë, burrat dhe gratë, të cilët me dinjitet do ta përfaqësojnë zërin e qytetarëve të Kosovës në Kuvend”, ka thënë Hoti.

Partitë politike kanë afat deri sot t’i dorëzojnë listat e tyre të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Mirëpo ndonëse ende të gjitha partitë nuk i kanë përpiluar, ato janë shprehur se do t’u përmbahen afateve të përcaktuara nga KQZ-ja./ZERI/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme