Ndalohen dy persona për rastin e grabitjes në Shtime

10:32 | 6 Shtator 2019
Arbresh.info

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinion publik se pas një punë intensive të hetuesve rajonal, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe Gjyqtarin, ka arritur të indetifikojë tre persona të dyshuar për rastin e grabitjes së ndodhur më 02 Shtator, në “Raiffeisen Bank” në Shtime.

Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar të dyshuarit me iniciale K.H., dhe A.L, të cilët me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se i dyshuari tjetër A.K., gjendet ende në arrati./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme