Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit në Korçë, Sokol Ibi.
Hetimi për gjyqtarin Sokol Ibi, ishte kryer në të tri kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Sa i takon pasurisë, ILDKPKI, kishte dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Ka burime të ligjshme, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit.
KPK k kreu një tjetër hetim për këtë kriter. Kështu, është hetuar pasuria shtëpi banimi 127 metra katrorë, së bashku me tokën bujqësore në Pogradec. Nga hetimi i KPK, ka rezultuar se subjekti nuk ka deklaruar një njësi toke në deklaratën fillestare. Në lidhje me këto pasuri, KPK tha se ka konstatuar mospërputhje në deklarime, për blerjen e pronës bujqësore dhe banesën.
Për këtë të fundit, janë konstatuar dy kontrata shit-blerje për pronën, njëherë në vlerën 100 mijë lekë dhe njëherë 145 mijë lekë. Në kontratën e dytë është e detajuar secila nga pasuritë. Këto kontrata kanë të njëjtën numër protokolli dhe i janë kërkuar shpjegime gjyqtarit. Një fakt tjetër i konstatuar nga Komisioni, është se shitja e pronës nga ana e babait është bërë pa shprehjen e vullnetit të motrës.
Ndërkohë, nga analiza financiare e depozitave bankare të deklaruara, iu kalua barra e provës në lidhje me pamundësinë financiare për dy depozita në vlerën 700 mijë lekë, para fillimit të detyrës.
KPK ka konstatuar edhe përdorimin e një mjeti Mercedes Benz. Në bazë të kontratës hua-përdorje, nga babai i tij, mësohet se e ka blerë në 2008, por policat e sigurimit nga viti 2011 deri në 2018 janë paguar nga subjekti. Komisioni tha se nga hetimi, është konstatuar se babai i subjektit, nuk ka leje drejtimi. KPK ngriti dyshime në lidhje me pronësinë e këtij mjeti, por pavarësisht kësaj sot vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit./TCH
Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në B...
“Më pëlqen Cristiano, por idhulli im është Messi”, sensacion...
Trump: Vdekja e Sinwar lehtëson perspektivat e paqes në Gaza
Bislimi: Progresi i integrimit evropian të Kosovës, nuk ka q...
Theren me thikë dy të mitur në Fier, në pranga bien dy perso...
Për 300 vende të hapura për rekrutë të rinj, kanë aplikuar 1...