Veç dy parti i kanë dorëzuar listat e deputetëve në KQZ

09:12 | 6 Shtator 2019
M. A.

Sot është afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezin, ka bërë të ditur se deri më tani vetëm dy subjekte politike e kanë dorëzuar aplikimin për t’u certifikuar dhe listën e kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

“Dy subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin për t’u certifikuar dhe listën e kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”.

“Bëhet fjalë për Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) e cila ka dorëzuar listën me 27 kandidatë dhe Jedinstvena Goranska Partia (JGP) ka dorëzuar listën me emrat e 13 kandidatëve për deputetë”.

Kujtojmë se disa nga partitë e mëdha kanë paralajmëruar që sot gjatë ditës do t’i bëjnë publike listat me emrat e kandidatëve për deputetë dhe më pas do t’i dorëzojnë në KQZ.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme