Lionel Messi ka të drejtën për të ndërprerë kontratën e tij në Barcelonë çdo verë, sipas Goal.
Ylli i Argjentinës ka kontratë deri më 2021, por ai mund të largohet në fund të çdo sezoni si pasojë e një klauzole që është në marrëveshjen e tij aktuale, transmeton portali arbresh.info.
32-vjeçari raportohet se ka qenë në bisedime rreth një kontrate të re për disa muaj, por asgjë nuk duket se është konkrete.
Messi mund të ndërpres kontratën çdo herë në datën 30 qershor qysh pas moshën 32 vjeçare, prandaj ka pasur mundësi t’i jap fund marrëveshjes edhe tre muaj më parë.
Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, Andres Iniesta dhe Xavi kishin të gjithë të njëjtën drejtë nga mosha 32 vjeçare.
Messi nuk dëshiron të kufizoj vetën me ndonjë rinovim dhe klubi ka rënë dakord për këtë klauzolë.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ende nuk ka luajtur këtë sezon për shkak të lëndimit./arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...