Prishtina dje pasdite u trondit nga një ngjarje e rëndë e cila ndodhi në lagjen “Mati 1”.
Nga të shtënat më armë zjarri mbetën të plagosur katër persona, ku dy prej tyre më pas ndërruan jetë në QKUK.
Ndërkohë edhe dy personat e tjerë të plagosur vazhdojnë të trajtohen në QKUK, dhe gjendja e tyre vazhdon të jetë e rëndë.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
“Janë në mjekimin intensiv qendror në gjendje të rëndë, nën përkujdesje intensive të stafit mjekësor”, ka thënë Fazilu.
Policia ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht motivet e rastit, por sipas dëshmitarëve në konfliktin e armatosur janë përfshirë familjet Mehmeti dhe Rafuna, për shkak të kontestit pronësor.
Policia deri më tash ka arrestuar tre persona të përfshirë në këtë rast tragjik. /Telegrafi/
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...