Blerta Deliu-Kodra, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se platforma e këtij subjekti partiak, është programi kryesor që i duhet qytetarëve të vendit.
Ajo pohoi se Migjen Kelmendi nuk do të jetë aderimi i fundit që do t’i bëhet PDK-së, ndërsa shtoi se ky subjekt ka kandidatin më serioz për kryeministër i cili është i angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, njofton Klan Kosova.
”PDK ka nisur përgatitjet e saj. Ka pasur një mobilizim më të theksuar sa i përket aktivitetit. Aderimet e fundit, djemtë dhe vajzat e reja që po i bashkohen PDK-së natyrisht që na e shtojnë angazhimin tonë”.
”Në zgjedhjet lokale PDK ka garuar e vetme në disa komuna. Sa i përket listës së deputetëve, PDK ka garuar me 50 për qindëshin e kandidatëve. Nuk mundet të krahasohet një rezultat kur dihet se mungon 50 %-shi. Për herë të parë pasi PDK ia ka dhënë partive të tjera kryeministrin, kësaj here kemi platformën aktuale më të mirë të mundshme në krye me Kadri Veselin”.
Deliu –Kodra ka treguar në Analizën Zgjedhore se pse duhet PDK ta ketë postin e Kryeministrit në Qeveri në mandatin e ardhshëm, njofton Klan Kosova.
”Sepse PDK asnjëherë nuk ka qeverisur me një kryeministër, kandidat serioz siç është Kadri Veseli. As se kemi pasur idenë, që ne do të futemi në një proces zgjedhor kur zotri [Kadri] Veseli ka filluar me platformën e tij për luftimin e korrupsionit duke nisur ndryshimin nga vetja”.
”Po e pranojmë, është perceptim i përgjithshëm sa i përket korrupsionit. Është programi kryesor, prandaj është edhe pakti që ka vënë Kadri Veseli dhe ka kërkuar hapur edhe nga partitë tjera ta nënshkruajnë”.
”Është e vërtetë që PDK ka vendosur një standard të ri etik, asnjë parti asnjëherë nuk e ka bërë një gjë të tillë. Nuk e kemi fillu këtë agjendë kundër korrupsionit në kohën kur u futëm zgjedhjeve. Veseli e ka nisur këtë qysh kohë më parë”.
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...