Departamenti Amerikan i Shtetit e pranoi se i ka ofruar miliona dollarë kapitenit të një anijeje iraniane, e cila është në qendër të një konflikti diplomatik.
Brian Hook, udhëheqës i Departamentit për Iranin, i ka nisur një email kapitenit të anijes, “Adrian Darya 1”, duke i kërkuar që të lundrojë diku ku Shtetet e Bashkuara mund ta sekuestronin mjetin.
Kjo anije dyshohet se ka qenë duke transportuar naftë në Siri dhe është ndaluar përkohësisht nga autoritetet e Britanisë së Madhe në Ngushticën e Gjibraltarit në muajin korrik.
Anija është liruar muajin e kaluar, pasi Irani dha garanci per destinacionin e saj. Shtetet e Bashkuara kanë futur këtë anije në listë të zezë javën e kaluar.
Departamenti Amerikan i Thesarit ka thënë përmes një deklarate se anija ishte shfrytëzuar për të transportuar 2.1 milionë fuçi të naftës së papërpunuar me qëllim të përfitimit të Gardës Revolucionare Islamike.
Kjo Gardë është degë e forcave të armatosura të Iranit, të cilën SHBA-ja e ka renditur në listën e organizatave terroriste.
Rrëmbimi i anijes pati tensionuar marrëdhëniet në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Iranit, pasi autoritetet iraniane kanë kapur një anije me flamur britanik në Gjirin Persik.
Të mërkurën Irani ka liruar shtatë nga 23 anëtarët e ekipit të kësaj anijes me flamur britanik. Pjesa tjera e ekipit besohet se është në anije, afër portit jugor të Iranit, në Bandar Abbas.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...