Sot, rreth orës 14:30, policia është informuar informuar, nga një dëshmitar se në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, axha i tij tani viktimë ka 3 (tri) ditë që nuk ka dalë nga banesa dhe në korridorin e banesës kundërmon aromë e keqe.
Njësitet policore të Stacionit Policor Pejë, së bashku me ekipin mjekësor dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, nga njësitet e zjarrfikëseve është hapur dera e banesës me forcë pasi që ishte e mbyllur, në njërën nga dhomat është vërejtur viktima, E.I. i lindur me 1943, nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Pejë, lidhur më ketë rast është konsultuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për autopsi.
Trupi i pajetë i viktimës rreth orës 18:40 është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’.
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore