Njohësit e çështjeve të sigurisë alarmojnë: Nëse shteti nuk ndërmerr masa për zgjidhjen e çështjeve pronësore, vrasjet nuk do të ndalen

20:07 | 5 Shtator 2019
L G

Njohësit e çështjeve të sigurisë japin alarmin se nëse institucionet e shtetit nuk ndërmarrin masa, vrasjet për prona nuk do të ndalen.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami thotë se vrasjet që po ndodhin për çështje të pronave, tregojnë mos fuqinë e shtetit të Kosovës që t’i zgjidh çështjet pronësore.

“Konflikti i armatosur mes disa biznesmenëve, për çështje të pronave dhe tokave që ndodhi sot,  len të kuptohet se që nga përfundimi i luftës në Kosovë e deri sot, grupe të ndryshme kriminale të organizuara e të strukturuara mirë, njerëz të fuqishëm të shtetit dhe pushtit, kanë dorë  në toka , të cilat janë shpronësuar e janë blerë në mënyra të ndryshme”, tha Islami përArbresh.info.

Sipas tij, fajtore për këtë janë edhe gjykatat, të cilat po i zvarrisin, por edhe nuk i zgjidhin rastet pronësore.

“Kemi edhe raste nëpër gjykata ku ende nuk janë zgjedhur çështjet pronësore, ku është grupi i Azem Sylës, por edhe shumë grupe të tjera. Kjo tregon se shteti është i pafuqishëm ndaj këtyre grupeve. Shteti është i pafuqishëm ndaj figurave të fuqishme, të cilët kanë ndikim edhe brenda shtetit, institucionet përkatëse dhe përgjegjëse nuk janë në gjendje t’i zbatojnë ligjet e komunës apo në nivel shteti”, u shpreh Islami.

Sipas tij, këto vrasje për çështje të pronave tregojnë më së miri se institucionet e Kosovës, ligjet nuk janë të aplikueshme për të gjithë personat. Po ashtu sipas tij kjo tregon edhe  brishtësinë dhe mos fuqinë e shtetit të Kosovës që t’i zgjidh çështjet e pronave.

Me vet faktin që njerëzit e marrin në duar ligjin dhe duan që t’i qërojnë hesapet me armë zjarri, tregon se edhe brenda strukturave të shtetit ka njerëz që kanë fuqi dhe nuk janë në gjendje tu përgjigjen kërkesave të qytetarëve ose biznesmenëve. Kësisoj mos zbatimi i ligjshmërisë dhe mbajtja peng e të fuqishmëve në këtë shtet, vij deri të vrasjet. Ky nuk është rasti i parë dhe mund të kemi edhe raste të tjera”, u shpreh Islami.

Ndryshe, sot rreth orës 16:00 në lagjen e spitalit në Prishtinë për çështje pronësore janë plagosur katër persona.

Njëri nga të plagosurit, sipas prokurorisë ishte kalimtar rasti. Deri tash sipas zëdhënësit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),  Shpend Fazliu kanë vdekur dy nga katër të plagosurit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme