Një ditë pasi dy senatorët amerikanë kërkuan sakrifikim nga Kosova dhe Serbia për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve, kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka thënë se amerikanët nuk i kërkuan kompromis.
Ai ka thënë se kushdo që i fiton zgjedhjet, nuk duhet të hyjë në obligime të gabuara me Serbinë, raporton KTV.
Ndërkohë, në një diskutim të organizuar nga Riinvesti, kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka akuzuar PDK-në se e ka kapur shtetin, pavarësisht se me këtë parti ka bashkëqeverisur për dy vjet.
Përgjegjëse për situatën në vend e ka lënë edhe LDK-në.
Kryetari i AAK-së ka folur edhe për listën e kësaj partie për deputetë.
Ka shtuar se me ligj, nuk ndalohet kandidimi i personave me aktakuza dhe se AAK-ja nuk do t’ia mohojë askujt këtë.
Kurti u takua me Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondi...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...