Google ADS

Haradinaj reagon për vrasjen në Prishtinë

19:25 | 5 Shtator 2019
Arditë Shkodra

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj ngjarjes makabre që ndodhi sot në kryeqytet.

“Vrasja e një personi dhe plagosja e shumë të tjerëve, në mes të ditës duke rrezikuar edhe shumë banorë të Lagjes së Spitalit, është tragjedi që na prek të gjithëve”, ka theksuar Haradinaj.

Ky është shkrimi i plotë i Haradinaj në Facebook:

Tronditje! Prishtina përjetoi sot një ngjarje makabre! Vrasja e një personi dhe plagosja e shumë të tjerëve, në mes të ditës duke rrezikuar edhe shumë banorë të Lagjes së Spitalit, është tragjedi që na prek të gjithëve. Ftoj organet e rendit, që të angazhohen pandalë deri në gjetjen e motiveve dhe dorasve të kësaj masakre dhe të njëjtit të marrin dënimin meritor. Ngushëllime për familjen që humbën familjarin e tyre dhe lutemi për shëndetin e të plagosurve. Kosova nuk do të lejojë ngjarje të tilla. Ne kemi forcuar në vazhdimësi institucionet e rendit dhe ligjit në vend dhe aktet e tilla kriminale nuk do të tolerohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme