“Albini përpara, na priftë e mbara” motoja e Vetëvendosjes për zgjedhjet e 6 tetorit

19:03 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje është mbledhur sot për ta zyrtarizuar kandidatin për kryeministër dhe listën me 100 kandidatë për deputetë.

Shefi i grupit parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Galuk Konjufca, ka paraqitur emrin e Albin Kurtit për kandidat për kryeministër, shkruan arbresh.info

“Po e ndjej para jush peshën që ta paraqes propozimin për kandidat port kryeministër, i cili do të jetë Kryeministër i ardhshëm”, ka thënë Konjufca.

Konjufca gjithashtu thuri disa lëvdata për kandidatin për kryeministër nga Vetëvendosje.

“Ai është simboli i Vetëvendosje, aktivisti më i dalluar që s’u ndal kurrë, shoku ynë i përkushtuar që nuk të braktisë sepse asnjëherë nuk e lëshon kauzën, deputeti i shkëlqyeshëm veprimtari i palodhshëm më meritori prej nesh, kryetari i VV-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”.

E në fund ai tregoi se me cilën moto do të paraqitën në këto zgjedhje.

“Në në betejën e fitores do të hymë me moto të qartë: Albini përpara, na priftë e mbara”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme