Google ADS

Mblidhet këshilli i përgjithshëm i VV-së pritet të vendoset lista me kandidatët për deputetë

18:50 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Ka filluar të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

250 delegatët e këshillit do të vendosin për përbërjen e listës me 110 kandidatë për zgjedhjet e 6 tetorit.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili është propozuar për kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, ka mbajtur fjalim para të pranishmëve dhe anëtareve të këshillit, shkruan arbresh.info

Ai ka kërkuar ndihmën e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, siç tha edhe vetë ai që ta ndihmojnë shtetin e Kosovës të çkapet.

Gjithashtu ai tha se në këto mbledhje duhet ta ndryshojnë më shumë se qeverinë.

“Qindra qytetarë kanë lëshuar vendin, ekonomia me krim e korrupsion nuk po krijon punë. Gjykata e prokuroria janë të kapura, shkollat janë kthyer në një vend ku humbet koha e jo ku fitohet dija. Kurrë nuk ka qenë më vështirë të jetosh e të penzionohesh.6 tetori është moment referendum. VV sot e ka kaluar vetveten, është shpresë për Kosovën. Në këto zgjedhje duhet të ndryshojmë më shumë se Qeverinë, duhet të ndryshojmë Qeverinë. Ju e dini se kush mund të bëjë ndryshimin e merituar” ka thënë Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme