Shpend Ahmeti reagon pas ngjarjes tragjike në Prishtinë, thotë se ka të arrestuar

17:22 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Prishtinë ku pas disa të shtënave me armë zjarri një person ka vdekur dhe tre janë lënduar.

Ai njoftoi edhe se policia ka arrestuar disa të dyshuar.

Ahmeti shprehu ngushëllime për familjen e viktimës dhe lutje për shërim për të lënduarit.

Ja postimi i tij i plotë:

Me shqetësim pranuam lajmin për ngjarjen e rëndë në Prishtinë ku si pasojë e një përleshjeje ka humbur jetën një qytetar dhe tre të tjerë janë të plagosur rëndë. Ekipet e Policisë dhe Mjekësisë Urgjente kanë reaguar menjëherë dhe prioritet është trajtimi i të plagosurve të cilët tashmë janë transferuar në QKUK. Policia është duke mbledh informatat dhe tashmë ka edhe të arrestuar, por të gjitha informatat e sakta do të bëhen të ditura pas hetimeve nga institucionet e rendit.

Në emër të Komunës shpreh ngushëllime për familjen e viktimës, e lutemi e shpresojmë se të lënduarit e tjerë të shërohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme