Shkruan: Mustafë Kadriaj
Meqë jemi një vend që na imponohen regjimet politike është naivitet nëse mendojmë që të shpikim ndonjë sistem qeverisës për arsye që ne nuk po dimë t’i akceptojm të gatshme e lëre më të shpikim, nga njëherë edhe mundohemi të jemi besnik ndaj regjimeve të caktuar sa që edhe ata që na i serojnë i bëjmë që të na e kanë zili për devotshmërinë treguar.
Me këtë dua të theksoi që jetojmë sipas sistemit demokratik ku është e natyrshme përfaqësimi qytetar bëhet përmes votës duke organizuar zgjedhje të cilat dotë rezultonin me përfaqshim ku nga ai përfaqësim të votohet ekzekutivi i vendit me që Kosova funksionon sipas demokracisë parlamentare. Kosova si vend demokratik funksionon që nga viti 1999 por si shtet që nga viti 2008 dhe gjat këtyre viteve me shumë kanë mbetur në memorien e popullit kampanjat zgjedhore të subjekteve politike me plot gojën zhvillim dhe integrim në familjen e madhe evropiane. Sesa kemi demokraci dhe opozitë treguesi më i mirë është që nga pavarësia asnjë mandat nuk ka shkuar deri në fund por më interesantja që qeveritë e kanë rrëzuar vetën apo rasti i kryeministrit Haradinaj jep dorëheqje sesa për opozitë do ta tejkalonin mandatin për shkak se opozita mirët me vajtimin e të kaluarës dhe me akuza vend e pa vend edhe ato akuza i bëjnë sa për ti manipuluar ndonjë votues dikund thell në fshatrat të cilët ndikohen nga lajmet e mbrëmjes por idetë dhe opozita nuk janë takuar asnjëherë dhe si rezultat kemi këtë nivel anemik të qeverive në vend. Kryeministri në ikje si një burr buajr që nuk e kthen askënd mbrapa çdo organizatë joqeveritare me ide banale vetëm sa për të zhvatur buxhetin në emër të ambientit dhe ish kryemistri Haradinaj hapte arkë e shtetit duke mos i kthyer duar thatë. Dhe bujaria e kryeministrit në ikje vazhdoi deri ka fundi i verës duke e sjell Kosovën në borgje të brendshme dhe ndërkombëtare dhe me e rënda duke hargju edhe rezervën e varfër shtetërore e cila duhet të shpenzohet vetëm në raste fatkeqësive natyrore apo ndonjë kërcënim ushtarak.
Duke ditur gjendjen në buxhet çka bënë duhet të shkojmë në zgjedhje dhe të gjejmë një pretekst që nga një ftes për gjykatë speciale jep dorëheqje të parevokueshme dhe e gjitha në emër të shteti me arsyetimin që mos të shkon si kryeministër i një shteti por si qytetar që në parim veprim i patriotik i një burrështetasi por duke ditur se nga kush janë bërë akuzat nuk do e turpëronte Kosovën sepse nga shteti serb nuk presim lule dhe më e rënda mbas dorëheqjes e mori malli për karrigen e lakmueshme duke këkuar prap me arsyetimin që i kanë mbet edhe disa punë me i kry saqë duke quar rastin edhe në gjykatë kushtetuese një veprim qesharak e aq me shumë i pa dinjëteshëm. Opozita e etur nuk e lëshoi këtë rast dhe si hiena i dhan votën e mosbesimit duke i dhënë mandat presidentit për caktim e datës së zgjedhjeve.
Populli thotë që nuk ka dasmë pa mish kështu që dasma bartë në vete shpenzime dhe këtë herë si duket do të bëjnë një dasmë të majme sepse rritën shpenzimet për zgjedhje sepse nuk duhet me ndal trendin e rritjes së shpenzimeve përkundër faktit që cekëm më lart që Kosova është zhytur në borgj, Zot mos qo edhe ndonjë fatkeqësi. Nëse turpi vlejnë për çdo klasë shoqërore vetëm për palitkan nuk vlenë sepse zhvatin gjatë qeverisjes, zhvatin buxhetin për të organizuar zgjedhjet që për të rimandatuar të njëtiit sepse kush ka guxim intelekutal për të ju dalur përball këtyre politikanëve kështu që do të kemi ndryshim në figura qeverisëse por jo ndryshim në qeverisje sepse pa marr parasysh akuzuar dhe kundër akuza falso të gjithë hajn në një pjatë.
Me këtë nivel të përfaqësimit politik kanë arritur dy qëllime politike aktuale varfëimin e popullit dhe kështu i varfër manipulohet lehtë për votë dhe njëherit kanë shtypur shtresën intelektuale e cila as në ëndrrat më të mira nuk ka guximin për të matur vetën në peshorën e zgjedhjeve sepse digjet për faktin që vota militante dhe klientela bëjn që rezultati të diktohet dhe kështu shtresa intelektuale dersia sa mirret me vetvetën për mbajtur familjën dhe për të lën pak shkencë, dilerët politik dizainojn të ardhmën që mëse paku është e ardhme. Dhe kështu me një shtres intelektuale të heshtur, politika në vend kur ti teket prish qeverinë, bëjn koalicione të pa natyrshme idelogjike vetëm që të zhvatin sa do pak buxhetin dhe tani kur data e zgjedhje e dihet KQZ planifikon një buxhet afër 6 milion euro që po të vazhdonte qeveria deri në pranverë të vitit të ardhshëm këto mjete do të shfrytëzoheshin për projekte kapitale apo në ngritje të infrastrukturës në arsim ku dihet që një pjesë dhe e universiteteve publike nuk iu është dhënë akreditimi pikërisht për shkak të infrastrukturës dhe cilësisë. Kjo shumë e cila do të shpenzohet për zgjedhje nga KQZ do të përmirësonte gjendjen në arsim dhe si rezultat për shkak që asnjë qeveri nuk e ka quar mandatin deri në fund që nga pavarësia vetëm për zgjedhje janë shpenzuar mbi 31 milion euro vlerë e cila do të përmisonte shumë infrastrukturën si teknike në Kosovë e cila do të përmirësonte ambientitn e të bërit biznes dhe cilësin e jetës
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...