Google ADS

Ndërron jetë në QKUK njëri nga të plagosurit në Lagjen e Spitalit

16:31 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Njëri nga katër personat e plagosur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, para pak minutash, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin vdekjen e pacientit e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, shkruan arbresh.info

Ai gjithashtu ka thënë se tre të plagosurit të tjerë janë duke u ekzaminuar në QKUK.

“4 persona kane ardhur ne emergjence, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekesor,1 ka vdekë nuk ka arrite me mbijetu. 3 te tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente” ka thënë Faziliu./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/379018186101536/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme