Google ADS

“Karim Benzema mund të përfundoj karrierën në Real Madrid”

15:33 | 5 Shtator 2019
Arbresh Info

Agjenti i Karim Benzemas beson se sulmuesi mund të përfundoj karrierën e tij në Real Madrid.

Benzema ka pasur oferta për largim verën e kaluar, por në fund vendosi për të vazhduar qëndrimin pasi shijoi sezonin e tij më të mirë si lojtar i ‘Los Blancos’ edicionin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

“Benzema dhe Real Madridi shkojnë së bashku, për mua do të ishte e çuditshme për të parë atë diku tjetër me një fanellë tjetër dhe jo të Real Madridit”, ka thënë agjenti Oscar Ribot për RMC.

“Shumë klube ishin të interesuara për Karim Benzeman”

“Vendimi varet nga Real Madridi, ai ka edhe dy vite kontratë të mbetura”, shton Ribot./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme