Google ADS

Spanja lëshon urdhër-arreste për gratë e ISIS-it të bllokuara në kampet siriane

15:25 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Gjykata Supreme e Spanjës, ka lëshuar urdhër-arreste për katër gra të cilat kishin udhëtuar për në Siri më 2014 për t’iu bashkuar Shtetit Islamik (ISIS).

Të katër aktualisht po mbahen në dy kampe paraburgimi të drejtuar nga militantët kurdë në Siri, dy burime afër hetimit i kanë thënë EL PAÍS, transmeton portali arbresh.info.

Tre nga gratë janë me kombësi spanjolle dhe e katërta është një grua marokene që ishte martuar me një xhihadist me nënshtetësi spanjolle. Ai u vra në kalifatin e vetëshpallur të ISIS-it. Gruaja e fundit ka tre fëmijë që kanë kombësi spanjolle.

Të katër – të cilët kanë gjithsej 17 fëmijë nën kujdesin e tyre, përfshirë një të porsalindur – kërkohen nga disa gjykata spanjolle për “krime të lidhura me terrorizmin”, sipas burimeve të policisë.

Xhihadistet e dyshuara – Luna Fernández, Yolanda Martínez, Lubna Mohamed Miludi dhe Loubna Fares – po mbahen në kampe për të afërmit e luftëtarëve të ISIS./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme