Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka vizituar kompaninë Solaborate e cila po investon në Kosovë për të zhvilluar sektorin e teknologjisë informative.
Gjatë takimit të Llukës me pronarin e kompanisë Labinot Bytyqi u bisedua për investimet që po bënë kjo kompani në pajisje për hulumtim, zhvillim dhe testim, pajisje këto që i duhen për ta bërë kompaninë e tij të suksesshme.
Për më shumë lexoni postimin e plotë të ministrit Lluka në Facebook.
Miq, një ndër projektet më premtuese për vendin padyshim që është kompania Solaborate, me pajisjet e saj Hello Video Conference dhe Hello TV, e themeluar nga ndermarresi Labinot Bytyqi
Me punën e tij të palodhshme, Labinoti ka arritur të punësoj rreth 100 ekspertë, programerë, inxhinierë dhe jo vetëm. Ai gjithashtu ka arritur të tërheqë kompani me emër botëror që do të investoj dhjetëra miliona euro në këtë kompani, për çka do të informoheni me kohë nga vet kompania. Përndryshe, kompania në fjalë sot po kërkon në vazhdimësi inxhinier për hardëare dhe softëare per nevojat e tyre.
Labinoti sot po investon në paisje për hulumtim, zhvillim dhe testim, paisje këto që i duhen për ta bërë kompaninë e tij të suksesshme. Kjo ishte edhe biseda jonë kryesore gjatë vizitës që kisha në zyret e Solaborate. Si mundet që qeveria të ndihmoj në mënyrë që kompanitë e tilla të lulëzojnë në tregun global? Folëm për asistencë nga ngritja e kapaciteteve njerëzore e deri tek sjellja e makinerive për prodhimin e pllakave elektronike për nevojat e kompanive sikurse Solaborate.
Sektori i teknologjisë informative është më premtues se çdo sektor tjetër në vend, jo vetëm për faktin që kemi rini të shëndoshë e të mençur, por gjithashtu për shkak që kompanitë tona në këtë fushë po bëjnë një punë mahnitëse në zhvillimin e projekteve të tilla.
Ministria që drejtoj ka në fokus zhvillimin e infrastrukturës dhe shkathtësive në këtë sektor dhe këtë vit kemi filluar me disa projekte të mëdha siç janë TechPark Prishtina, Kosovo Digital Economy, IPA fondet e Bashkimit Evropian për shkathtësi digjitale, qendrat kreative në shkolla të mesme dhe fillore si dhe Qendra për Ekselencë Digjitale në Parkun Inovativ në Prizren.
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë