Pacolli: I tronditur nga lajmi se një pjesë e kooperativës “Krusha”, është përfshirë nga zjarri

14:57 | 5 Shtator 2019
V. S.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është shprehur i tronditur nga lajmi se një pjesë e korporatës “Krusha”, është përfshirë nga zjarri.

Përmes një postimi në facebook, Pacolli, ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në ri-ndërtimin e korporatës sa më shpejtë.

Postimi i plotë:

I tronditur nga lajmi se një pjesë e Kooperativës “Krusha”, është përfshirë nga zjarri, që ka shkaktuar dëme të medha.

Gratë e Krushës e kthyen dhimbjen në energji për të ndertuar të ardhmen për familjet dhe komunitetin e tyre. Shprehi dhimbjen time për këtë fatkeqësi ndaj punëtoreve të “Krusha” dhe përkushtohem për mbështetjen time të plotë që të ri-ndertohet koperativa sa më shpejt dhe të rikthehet në këmb “Krusha”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme