Fetah Rudi kandidat për deputet nga LDK

14:42 | 5 Shtator 2019
V. S.

 Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për të përpiluar listën e kandidatëve.

Fetah Rudi nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka njoftuar se gjatë mbledhjes, është miratuar propozimi i degës së LDK-së në Malishevë, që ai të jetë kandidat për deputet në listën e këtij subjekti politik.

Postimi i plotë:

Rrugen tone askush nuk mund ta ndal, ne ishim, jemi dhe do te jemi perhere ketu!

Te nderuar miq e kolege, simpatizant te Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Ju njoftoj Kryesia dhe Keshilli i Pergjithshem i LDK-se, ka miratuar propozimin e deges se LDK-se ne Malisheve qe une te jem kandidat per deputet ne listen e LDK-se.

Dua ta felenderoj degen e LDK-se ne Malisheve, me ne krye kryetarin Bajrush Hoti per propozimin dhe mbeshtetjen e kandidatures sime per deputet.

Falenderoj Kryetarin e LDK-se, Akademik Isa Mustafa, kryesine dhe Keshillin e Pergjithshem per mbeshtetjen e kandidatures sime.

Dua te falenderoj te gjithe miqte, qe per gjithe keto vite me qëndruan afer dhe me mbeshteten ne forma te ndryshme, nga te cilet pres përkrahje dhe mbështetje edhe ne zgjedhjet e 6 tetorit.

LDK-ja e udhehqur nga kryetari, Akademik Isa Mustafa dhe kandidaten tone per kryeministre, Vjosa Osmani do te dal padyshim fituese ne zgjedhjet e 6 tetorit!

Kosoven e kemi amanet nga presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, i cili thoshte “Jemi popull i vogël edhe lisat duhet t’i bëjmë për vete!”.

Une do ta vazhdoj te jem nje ushtar besnik i Presidentit Rugova, nje ushtar besnik i LDK-se, ashtu sic isha deri me tani, pavarësisht sfidave te ndryshme.

Kosoven e presin shume procese e shume pune ne te ardhmen, procese dhe pune, te cilat vetem LDK di si ti çoje përpara.

Me Vjosa Osmanin kryeministre, dhe me LDK-ne ne qeverisje, Kosoves po i vijne dite te mira.

Faleminderit edhe njehere nga te gjithe per përkrahjen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme.

Rrugen tone askush nuk mund ta ndal, ne ishim, jemi dhe do te jemi perhere ketu!

Na prifte e mbara me LDK-ne dhe Vjosa Osmanin kryeministre!

Me respekt, Fetah Rudi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme