Komuna sqarohet pas protestës për mbylljen e shkollës “Ahmet Gashi”

14:30 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Drejtoresha e Arsimit  e Komunës së Prishtinës, Shpresa Shala në një konferencë për media foli për vendimin e Komunës së Prishtinës për dislokimin e përkohshëm të nxënësve nga objekti i gjimnazit “Ahmet Gashi”.

Në muajin gusht, Komuna ka marrë vendim që nxënësit e klasave X, të zhvendosen në shkollën fillore “Emin Duraku”, ndërsa ata të klasëve XI dhe XII, të shkojnë në gjimnazin “Sami Frashëri”.

Ajo tha se, ky vendim është marrë mbi raportin e vlerësimit të stabilitetit të ndërtesës, i cili tregon se objekti nuk i plotëson kushtet teknike, statike e seizmike për vazhdimin e mësimit aty dhe se paraqet rrezik potencial për shembje, marrë parasysh se ka dëmtime të thella në shtyllat mbajtëse dhe themelet e shkollës.

Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me drejtoreshën Shpresa Shala kanë takuar edhe përfaqësuesit e nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtorin e gjimnazit ”Ahmet Gashi”, për të sqaruar situatën e krijuar. Në takim u dakorduan se do të bëhet rivlerësimi i stabilitetit të objektit, i cili do të ndihmojë të vendoset nëse objekti ka nevojë për renovim të terësishëm apo rindertim nga e para.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme