Ambasador i ri britanik në Kosovë Nicholos Abbot tha se thelbi i funksionimit të një shteti është sundimi i rendit dhe ligjit, raporton Ekonomia Online.
“Sot me 5 shtator është dita ime e parë si Ambasador i Britanisë në Kosovë. Unë jam shumë i kënaqur të jem i pranishëm në formalizmin dhe bashkëpunimit tonë”.
“Unë jam i vetëdijshëm që nuk kam ardhur në një vend që nuk ka institucione dhe bazë ligjore. Kosovës iu është dashtë të ndërtojë ligjet dhe institucionet nga zero dhe tashmë ju e keni bërë këtë”.
“Thelbi i funksionimit të një shteti është sundimi i ligjit dhe për këtë e kanë detyrë institucionet. Zgjedhjet janë afër dhe puna e gjyqësorit dhe prokurorisë duhet ta dëshmojë punën e vet”.
“Kosovës i nevojiten patriotë të kohës moderne që do të thotë të duash vendin tënd dhe t’i shërbesh me përkushtim. Neve na takon t’i zbulojmë t’i shpalosim pengesat tona dhe interesat i kemi të përbashkëta”.
“Institucionet e drejtësisë duhet të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, shpëlarjen e parave dhe për këtë duhet një institucion i fortë”.
“Rrugëtimi drejt suksesit dhe zhvillimit nuk është i lehtë, por kam besim se Kosova ka njerëz të aftë sepse atë e kanë dëshmuar. Kosova duhet të tregojë rezultatet në luftimin e korrupsionit”.
“Duhet të bëhen rekrutimet përmes transparencës dhe duhet të ketë mekanizma që bëjnë vlerësimin e avokatëve dhe të gjitha këto ndikojnë në rritjen e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”.
“Ne presim që kandidatët më meritor të fitojnë dhe të tregojnë rezultate. Prej anës tonë ekziston vullneti dhe prioriteti për të bërë ndryshime”.
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...