Iniciativa qytetare, SDP, lider i së cilës ishte Oliver Ivanoviq i vrarë më 16 janar të 2018-tës në Mitrovicën e Veriut, ka lidhur koalicion me Listën Serbe.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga ku thuhet se “serbët në Kosovë në këto momente kanë nevojë për bashkim dhe përkrahje të shtetit të Serbisë për shkak të ruajtjes së interesave shtetërore dhe nacionale”.
Marko Jakshiq, nga partia e Ivanoviqit ka thënë se veprimi i SDP-së është i turpshëm, sidomos pas vrasjes së liderit të SDP-së.
Ndërkaq në një postim tjetër ka shkruar se ka dalë nga kjo parti me arsyetimin se nuk dëshiron ta “lidhin me disa fytyra apo opsione politike”.
E nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq është i kërkuar për vrasjen e Ivanoviqit.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës tashme ka lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për Radojiçiq.
Ky i fundit konsiderohet si “bosi” i krimit në veri të vendit, teksa disa herë kishte pasur takime edhe me ish-kryeministrin Haradinaj.
Aktualisht, Radojiçiq është i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit.
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...
Hyn në shtëpi vëllai i Xhenetës, ajo plas në vaj sapo e sheh
“E ka lënë nëna 1 vjeç” – Del klipi që trazoi shtëpinë
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...