Google ADS

Fatmir Sejdiu refuzon ofertën e LDK-së për të hyrë në listën e deputetëve

13:11 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Lidhja Demokratike është duke bërë përpilimin e listave për kandidatët që do të garojnë për zgjedhje në Kuvendin e Kosovës.

Indeksonline mëson se ish-presidenti dhe ish drejtuesi i LDK-së, Fatmir Sejdiu nuk do të jetë pjesë e listës për deputet të kësaj partie.

Burimet të afërta me Sejdiun për Indeksonline kanë treguar se Sejdiu ka refuzuar ofertën e Kryesisë së LDK-së që të jetë pjesë e listët zgjedhore për deputet.

Ndryshe, deri nesër, të gjitha subjektet politike e kanë afatin e fundit për dorëzimin e listave me emra të kandidatëve për deputetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme