A e keni menduar se ujin e gazuar mund ta përdorni edhe për fytyrën? Përdorimi i tij i jep lëkurës elasticitet.
Këto këshilla i japin femrat koreane, të cilat gjithmonë kanë diçka të re për të na mësuar. Sekreti është fuqia e ujit të gazuar, ku flluskat e dioksidit të karbonit lejojnë oksigjenimin e epidermës, hapin poret dhe lehtësojnë heqjen e papastërtive. Mënyrat për ta përdorur ujin e gazuar janë të shumta. Koreanet e përdorin si spraj ose e përhapin nëpër fytyrë me ndihmën e pambukut, duke e mbajtur për disa minuta në lëkurë. Duhet ta bëni këtë pasi ta keni pastruar lëkurën, në mënyrë që flluskat të depërtojnë më thellë duke hapur poret.
Në krahasim me ujin e rubinetit, me të cilin lani zakonisht fytyrën, uji me gaz është më i pastër.
Sa herë që ndiheni të lodhur, mjafton të pastroni fytyrën me ujë të gazuar dhe do të ndjeni ndryshimin që sjell fibra kolagjenike, duke i dhënë lëkurës elasticitet dhe butësi. Rekomandohet ta përdorni të paktën një ose dy herë në javë./Shendeti.com.al
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’