Google ADS

Vjosa Osmani nderon Shën Terezën për Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

12:31 | 5 Shtator 2019
V. S.

 Në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka nderuar humanisten e madhe shqiptare, Agnes Gonxhe Bojaxhiut – Shën Terezën.

Osmani ka shprehur mirënjohje ndaj të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, të cilët dhanë shëmbëlltyra se si duhet të kultivohet dashuria ndaj njerëzimit.

“Përkushtimi i saj human, të bashkëjetuarit me më të braktisurit e kësaj bote, të varfrit dhe të sëmurët, e kthyen këtë grua shqiptare në shëmbëlltyrë rrezatuese të njerëzimit”.

“Edhe sot, shëmbëlltyra e saj na shërben për vepra paqeje, dashurie e respekti, si dhe për ta përlindur rolin e gruas shqiptare në familje dhe në shoqëri”.

“Sot, më shumë se kurrë, populli ynë ka nevojë për ta kultivuar besimin në njëri-tjetrin dhe rikthejë shpresën, besimin dhe vullnetin për të ecur drejt një të ardhmeje më prosperuese”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme