Google ADS

Si ta zhvilloni inteligjencën emocionale

12:35 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Performanca në vend të punës dhe jetë personale varet shumë nga inteligjenca emocionale.

Por, ajo fillon me ju; fillon me vetëbesimin që e keni, optimizmin, vetë-kontrollin, mirëkuptimin dhe menaxhimin e emocioneve, transmeton Telegrafi.

Niveli i lartë ii inteligjencës emocionale mund ta shpejtojë suksesin në të gjitha aspektet e jetës.

Fatmirësisht, inteligjenca emocionale është diçka që mund ta zhvilloni përgjatë një periudhe kohore dhe të fitoni aftësi që mund të aplikohen në jetën e përditshme.

Më poshtë i keni disa karakteristika të cilat mund t’ju ndihmojnë t’i zbuloni themelet e inteligjencës tuaj emocionale.

Kritikat pranoni me durim

Një prej përfitimeve më të mëdha të inteligjencës emocionale është se ju bën të vetëdijshëm.

Inteligjenca emocionale ju bën të keni një kuptim më të thellë të veprimeve dhe emocioneve tuaja.

Kjo e bën shumë të lehtë që një individ me inteligjencë të lartë emocionale t’i pranojë fajet me sinqeritet dhe qartësi.

Prandaj, kur i kritikoni njerëzit me inteligjencë emocionale, ata nuk ofendohen, por e zbulojnë gabimin dhe bëjnë përpjekje ta rregullojnë atë.

Dëgjimi i mirë

Njerëzit që kanë inteligjencë të lartë emocionale e dinë kur duhet të mos flasin e të dëgjojnë. Kjo është aftësi në të cilën mund të punoni dhe ta ndani veten nga emocionet që ju nxisin të flisni atëherë kur duhet të dëgjoni. Ju duhet të bëheni dëgjues më i mirë për ta përmirësuar nivelin e inteligjencës emocionale.

Njerëzit me inteligjencë emocionale e flasin të vërtetën

Edhe kur mesazhi është i vështirë, njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale e përçojnë atë në mënyrë të qartë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme