Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës, ka arrestuar 26 persona, 16 prej tyre në mbajtje, 4 prej tyre në vuajtej të denimit, ndërsa kanë ndoshur 62 aksidente, 30 prej tyre me të lënduar, 32 pa të lënduar, ndërsa ka shtypur 1301 tiketa trafiku për shkelësit e trafikut, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
INCIDENTET KRIMINALE
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. “28 Nëntori”, Prishtinë 04.09.2019 – 01:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me armë zjarri ka plagosur viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij është gjetur një armë zjarri AK-47 me dhjetë fishekë, një gëzhojë dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DETYRIM
Rr. “Shefqet Shkupi”, Prishtinë 04.09.2019 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit lidhur me një pronë kanë detyruar dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë që të paguajnë 93.000 (nëntëdhjetë e tremijë) € për të shfrytëzuar pa problem pronën. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
PRANIM I RYSHFETIT
Prishtinë 03.09.2019 – NN. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kërkuar para nga viktima mashkull K-Shqiptar, me qëllim të përshpejtimit të procedurave dhe lirimit të mallit nga pikat doganore në aeroportin ndërkombëtar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
DHUNË FAMILJARE
Prishtinë 04.09.2019 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti ka rrahur bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Shtesë:
VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË
Rr. “Azem Bejta”, Prishtinë 25.08.2019 – 17:13. Lidhur me rastin më 03.09.2019 është arrestuar dhe një i dyshuari mashkull K-shqiptar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Graçanicë 04.09.2019 – 12:55. Vozitësja femër K-Serbe nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident trafiku dhe si pasojë janë lënduar dy femra dhe dy meshkuj K-Serbë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Graçanicës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Rr. “Kongresi i Manastirit”, Viti 04.09.2019- 08:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i moshës së mitur, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar 31.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 100 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË FAMILJARE
Fshati Skifteraj, Viti 04.09.2019 – 19:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka sulmuar me shkop druri dy djemtë e tij meshkuj K/Shqiptarë, të cilëve iu ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari është me të meta psikike dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fshati Uglar, Gjilan 04.09.2019-16:25. Është raportuar për një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete të udhëtarëve me drejtues një femër dhe një mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar drejtuesja e automjetit e cila pas pranimit të tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi.
RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
FAJDE
Rr. “Reçakut”, Ferizaj 04.09.2019 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti i kishte dhenë pesëmijë (5000) euro borxh viktimës mashkull K-Shqiptar dhe kjo shumë është rritur nga i dyshuari dhe ka arritur në njëzet mijë (20000) euro. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me shtatë fishekë, një thikë, tre telefona dhe shtatëqind e pesëdhjetë e pesë euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS ZYRTARE
Fshati Seçishtë, Hani i Elezit 31.07.2019-19:30. Me datën 04.09.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me datën 31.07.2019 gjatë një kontrolli policor, nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe ka tentuar të ikë me veturën e tij duke i rrezikuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fshati Greme, Ferizaj 04.09.2019 – 11:10. Në bazë të urdhëresës së gjykatës, është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
NDOTJE, DEGRADIM OSE SHKATËRRIM I MJEDISIT
Fshati Dobrushtë, Prizren 02.09.2019 – 08:00. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se gjedhet e tij pasi kanë pirë ujë në lumin Drin, një ka ngordhur dhe tjerat janë sëmurë. Dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e ndotjes së lumit. Njësitet përkatëse policore, inspektorët komunal dhe shoqata e peshkatarëve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
PKK Vërmicë 04.09.2019 – 02:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.
RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Pejë 04.09.2019 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur zyrtarin policor i cili ishte në detyrë zyrtare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. “Zahir Pajaziti”, Pejë 04.09.2019-19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjati një kontrolli në veturën e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar: një fishek kal.7.62 mm, një shufër metalike dhe një sprej. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për t’u raportuar.
RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË FAMILJARE
Malishevë 04.09.2019 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy vajzat e tij viktimat femra K-Shqiptare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për t’u raportuar.
RAJONI I MITROVICËS-JUGU
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fshati Shupkovc, Mitrovicë 04.09.2019-22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok BT/13 për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. “28 Nëntori”, Skenderaj 04.09.2019-19:40. Është raportuar për një aksident trafiku me lëndime ku të përfshira kanë qenë një automjet me targa vendore dhe drejtues mashkull K/Shqiptar dhe një motoçikletë me drejtues mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndihmën e parë e ka marrë në QKMF-Skenderaj e pastaj është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë, ku pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi.
RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
PJESËMARRJE NE RRAHJE
Rr. “Kralj Petri”, Mitrovicë 04.09.2019 – 01:00. Raportohet se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Serbë, pasi që të njëjtit në gjendje të dehur kanë sulmuar viktimën mashkull K-Serb duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Zveçan 03.09.2019 – 23:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi që i njëjti në gjendje të dehur duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K-Serb. Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore ne Spitalin e Mitrovicës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
PKK Vërmicë 04.09.2019-21:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë një kontrolli në veturën e të dyshuarve dhe tek njëri prej të dyshuarve nën veshje të brendshme janë gjetur dhe janë konfiskuar sasi e dyshuar e substancave narkotike me sa vijon: 5 (pesë) qese të vogla narkotike të llojit marihuanë, 1 (një) qese me lëndë të dyshuar (kokainë), 1 (një ) epruvetë e vogël me lëndë të dyshuar (kokainë) dyshohet deri në verifikim, 1 (një) qese me lëndë të dyshuar pluhur të bardhë që dyshohet se përdoret për përzierje të narkotikëve, dy copë mullinj për përpunimin e substancës narkotike si dhe një thikë luftarake.
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...