Google ADS

Ndërron jetë nga sulmi në zemër djali i vogël i ish presidentit të Egjiptit

11:20 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Djali i vogël i presidentit të ndjerë egjiptian Mohamed Morsi ka vdekur nga një sulm në zemër në spitalin e Kajros, raporton Al Jazeera.

Abdullah Morsi, që ishte në të njëzetat, vdiq të mërkurën në spitalin Oasis në Giza në jugperëndim të kryeqytetit, transmeton portali arbresh.info.

Një burim nga familja Morsi e konfirmoi vdekjen për Anadolu Agency pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ministria e shëndetësisë në Egjipt nuk ka dhënë ende komente për vdekjen e tij.

Mohamed Morsi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, vdiq në 17 qershor ndërsa qëndroi në gjyq për akuzat që ai dhe vëzhguesit ligjorë thanë se ishin të motivuar politikisht.

Ai u rrëzua nga pushteti në një grusht shteti ushtarak të vitit 2013 të kryer nga Presidenti aktual Abdel-Fattah el-Sisi pas një viti në pushtet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme