30 qershori/ Raporti i OSBE, PD: U shkatërrua besimi i qytetarëve

10:44 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD,Gazment Bardhi është shprehur se raporti konfirmoi se Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Teksa i referohet raportit, Bardhi shprehet se zgjedhjet e 30 qershorit ishin anti kushtetuese, ndërsa ligji u shkel edhe nga Kolegji Zgjedhor.

Reagimi

Raporti i ODIHR është konfirmim se Shqipëria ka nevoje jetike per zgjedhje te lira e te ndershme. Me shume se nje ligj, nje vendim, nje rregullore, zgjedhjet demokratike janë vullnet politik.

Konfirmimi nga ODIHR se votimet moniste dhe antikushtetuese të 30 Qershorit “nuk morën ne konsiderate interesin e qytetareve shqiptare”, është vlerësim që ndihmon forcimin e demokracisë funksionale në Perish.

Me konstatimet se votuesit nuk patën mundësi te zgjidhnin, se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor shkelen ligjin dhe nuk vepruan ne pavarësi, se u shkatërrua besimi i publikut ne legjitimitetin e zgjedhjeve, se administratat zgjedhore cenoi besimin e publikut, se në listen e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime dukshëm identike që janë prove e votimit me përfaqësim nga të tjerët, ODIHR i vuri vulën paligjshmërisë se 30 Qershorit.

Mirënjohje eksperteve te ODIHR per ketë kontribut ne forcimin e demokracisë funksionale ne Shqipëri.

Në 30 qershor 85 e shqiptarëve i paraprinë këtij Raporti dhe vendosen të refuzojnë që t’u vidhet vota nga Edi Rama.

Shqipërisë i duhet një qeveri që të respektojë vullnetin e qytetareve të saj për zgjedhje të lira e të ndershme, që u mundëson qytetareve të saj të ndikojnë në qeverisje dhe që mbajnë ne konsiderate vetëm interesat e tyre./ Opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme