Kryeministri në detyrë,Ramush Haradinaj, ka thënë se rrugëtimi i tyre nuk ka qenë i lehtë.
“Është nder dhe krenari që ja kemi dal bashkë deri këtu. Kosova, është përballur me agjenda nga të lloj llojshmet dhe rreziqe të shumë natyrave, por ka pasur edhe vullnetin e pashoq të qytetarëve të saj që atdheun e tyre ta çojnë një hap tutje drejt të ardhmes që na takon”.
“Prej Trepçës e deri tek taksa, prej kufirit e deri tek ushtria, prej mirëqënies së mësuesit e deri tek frymëzimi i mjekut, prej Prishtinës me ligj e deri tek Prizreni e Gjakova me zona ekonomike e parqe inovative, prej tejkalimit të problemeve energjetike e deri tek kthimi i tokave të komunave, janë dhe shumë punë tjera të kryera e që neve na shtyejnë që më tutje të vazhdojmë t’i kryejmë obligimet tona me dinjitet”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend