Google ADS

Ambasadori Soreca takon Johannes Hahn, Shqipëria të përqendrohet te reformat

09:25 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka pasur një takim me Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn.

Me anë të një postimi në Twitter Soreca shkruan se gjatë takimit ka informuar eurokomisionerin për zhvillimet e fundit në Shqipëri.

“Kënaqësi për ta informuar komisionerin Hahn për zhvillimet më të fundit të situatës politike në Shqipëri. Duke pasur parasysh vendimin e tetorit për hapjen e negociatave të pranimit, është thelbësore që të vazhdohet me përqendrimin në ofrimin e procesit të reformës”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme