Parlamenti britanik hodhi poshtë propozimin e kryeministrit Boris Johnson për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme më 15 tetor, raporton Anadolu Agency (AA).
Megjithëse 298 ligjvënës në Dhomën e Ulët votuan në favor të mocionit të paraqitur nga Johnson dhe 65 kundër, kërkesa që parashihte zgjedhje më 15 tetor nuk u miratua për shkak të mosarritjes së dy të tretave të nevojshme.
Partitë opozitare kushtëzuan mbështetjen e tyre për zgjedhje të parakohshme me ligjësimin e projektligjit i cili do të parandalojë një Brexit pa marrëveshje.
Paraprakisht, me 327 vota pro dhe 299 kundër, ligjvënësit britanikë sonte miratuan një projektligj i cili parandalon largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian (BE) pa marrëveshje, ndërsa legjislacioni në fjalë u transferua në Dhomën e Lordëve.
Sipas projektligjit, në rast se qeveria britanike deri më 19 tetor nuk arrin një marrëveshje me BE-në ose nuk siguron aprovimin e parlamentit për largim pa marrëveshje, atëherë detyrohet të kërkojë një shtyrje tremujore nga BE-ja.
Po ashtu, projektligji parasheh që nëse BE-ja propozon datë të re, kompetencat për pranim ose refuzim nuk i takojnë qeverisë, por parlamentit.
Ndryshe, kryeministri Boris Johnson së fundmi vendosi të pezullojë punimet e parlamentit nga 9 shtatori deri më 14 tetor për të penguar ndërhyrjen e deputetëve në procesin Brexit.
Kjo masë e kryeministrit shkaktoi që partitë opozitare, të mbështetura nga 21 deputetë të Partisë Konservatore në qeveri, dje të marrin nga qeveria kompetencat për përcaktimin e agjendës së parlamentit.
Partitë opozitare sot parashtruan në parlament projektligjin për parandalimin e Brexit-it pa marrëveshje.
Projektligji pritet që nesër me shpejtësi të futet në agjendën e Dhomës së Lordëve dhe të miratohet, për të hyrë në fuqi ditën e premte.
Johnson ka deklaruar se do të nxjerrë Britaninë nga BE-ja deri më 31 tetor, qoftë me apo pa marrëveshje.
Parlamenti kishte shtyrë Brexit-in për më 31 tetor me miratim edhe të BE-së, pasi afati paraprak përfundimtar për largimin e Britanisë nga Unioni ishte më 29 mars.
Parlamenti i Britanisë kishte refuzuar tri herë marrëveshjen e Brexit-it të kryeministres së mëparshme Theresa May.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...