Pas takimit mes aktorët kryesorë politikë në vend, zyrtari i lartë i DASH ka zhvilluar një takim dhe me dy prej aktorëve të opozitës së re, deputetët Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni.
Përmes një postimi në rrjetin social, Rudina Hajdari shkruan se opozita e re parlamentare ka marrë mbështetjen e Kostelancik mbi reformën zgjedhore.
“Bashkë me Ralf Gjonin kemi takuar drejtorin e ri David Kostelancik me të cilin kemi diskutuar për reformën zgjedhore. E lumtur që kemi marrë të gjithë mbështetjen e tyre për reformën zgjedhore,”-shkruan Hajdari.
Këtë të mërkurë zyrtari i DASH pati takime me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministrin Rama si dhe dy krerët e partive kryesore politike, Lulzim Bashën e Monika Kryemadhin.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...