Nëse e pini kafen me hurba, ndërpriteni menjëherë: Kështu pihet pija juaj e parapëlqyer

19:58 | 4 Shtator 2019
L G

Adhuruesit e kafes të cilët dëshirojnë të kënaqen maksimalisht në pirjen e pijes së zezë do të duhej ta pinin me gllënjka të mëdha

Në të vërtetë, shkencëtarët italianë kanë zbuluar që aroma e vërtetë e kafes më shumë ndihet kur pihet gllënjkë më e madhe, sesa kur pihet ngadalë dhe thithet vetëm pak pije, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ato këshilla nuk vlejnë për pijet e tjera, si p.sh. vera, ku këshillohet pirje e ngadalshme dhe graduale, sepse ashtu ndihet aroma e vërtetë. Hulumtuesit e Universitetit të Napolit kanë deklaruar që aroma e vërtetë merret me kombinimin e aromës dhe shijes, andaj është e mundshme që mu në mënyrën e këtillë qëndron sekreti i kënaqësisë graduale në pirjen e kafes me përjetim maksimal, sepse me gllënjkën më të madhe lirohet edhe më shumë aromë.

Kjo mënyrë e pirjes është posaçërisht e dobishme kur është fjala për kafenë espreso, edhe pse sipas zakonit pihet me gllënjka të vogla. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme