Rreth dy muaj kohë i janë dashur shtetit të Kosovës për ta kthyer në vend trupin e një kosovari që kishte ndërruar jetë në Serbi. Bëhet fjalë për Imer Krelajn nga Gjakova, i cili kishte marrë rrugën drejt Novi Sadit për ta siguruar kafshatën e gojës.
Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e 17 korrikut, derisa varrimi i tij është bërë tek dje. Express ka qëndruar sot në Gjakovë, dhe sjell rrëfimin për vdekjen e 41-vjeçarit
Ishte nisur në Serbi për ta siguruar një jetesë më të mirë, por nuk u kthye më në vendlindje. 41-vjeçari nga Gjakova, Imer Krelaj, ndërroi jetë tri ditë pasi ia filloi punës.
Ai ishte sëmurë dhe kishte shkuar në Spitalin Krahinor të Vojvodinës në Novi Sad për t’u shëruar. Vdekja e tij dyshohet se erdhi pas një sulmi kardiak.
Por, ndonëse ai ka ndërruar jetë ditën e 17 korrikut të këtij viti, ai është varrosur tek dje. Trupi i tij ka qëndruar në morgun e Novi Sadit për më shumë se një muaj, meqenëse familjarët nuk ishin lajmëruar për ta marrë trupin e të ndjerit.
Për kthimin e trupit të tij në vendlindje është përkujdesur një ish deputet i Kuvendit të Kosovës.
Veton Berisha ka treguar ai është angazhuar personalisht për kthimin e trupit Imerit në vendlindje.
“Unë jam angazhuar personalisht për kërkimin dhe sjelljen e tij në Kosovë. Ai për më shumë se një muaj ka qëndruar në një morg të Serbisë. Ende nuk i dimë rrethanat se si ka vdekur, mirëpo sipas mjekëve serb, ai ka pësuar sulm kardiak, i cili ka qenë vdekjeprurës për të. Sipas informative që kemi, Imeri ka shkuar në Serbi në muajin qershor për të punuar si furrtar”, ka thënë Berisha.
Ekipi i Gazetës Express ka qëndruar sot në Gjakovë për të marrë rrëfimin e familjarëve, por në këtë qytet askush nuk e dinte se ku ndodheshin. Disa thoshin se ai nuk e kishte askënd nga rrethi i afërm, e të tjerë thoshin se prindërit i ka ende gjallë.
Informata rreth Imerit kanë dhënë personat që kujdesen për varrezat e qytetit të Gjakovës. Një prej tyreka tse sipas informatave që ai ka, prindërit e 41-vjeçarit jetonin ndaras dhe se ai vetë nuk i kishte martuar.
“Prindërit i ka pas të ndamë. Nana sa e di është martu diku tjetër, po baba nuk e di pse nuk është lajmëru për me marrë trupin e tij. Sa e di nuk ka qenë hiq i martuar, edhe këtu nuk i ka familjarët. Kushërinjtë i ka m’doket në Klinë”, ka thënë rojtari i varrezave.
Ndryshe, nëse askush nuk do të lajmërohej për të marrë trupin e tij, ai do të varrosej në varrezat e paidentifikuara në Serbi.
Kryetar i Amzës së Shqiptarëve në Serbi, Demo Berisha, kishte njoftuar se ishte telefonuar nga spitali për vdekjen e tij dhe se për këtë punë e kishte njoftuar Policinë Rajonale të Gjakovës. Ata i kishin thënë cilët i kanë thënë se me këtë punë merret Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ).
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...