Google ADS

Haradinaj dhe Ahmeti: Bashkë jemi të gatshëm për fitore

17:44 | 4 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i PSD-së, Shpend Ahmeti janë shprehur të bindur që koalicioni i tyre do të dalë fitues më 6 tetor.

Ata këtë e thanë në një konferencë për media, ndërsa Haradinaj tha se tanimë janë fitues për kandidatët që kanë në listë, njofton Klan Kosova.

“Ndjenjë e mirë me qenë me kolegë tonë të të dyja partitve dhe të shohim se jemi të gatshëm për zgjedhje. Jemi të gatshëm për përgjegjësinë për të fituar dhe në organizimin tonë ne jemi fitues. Njerëzit tonë janë njerëz, janë njerëz të ngritur, profesionistë që e kuptojnë kauzën tonë të tërësisë territoriale të Kosovës”.

“Më 7 shtator ne nisim së bashku ofertën tonë për qytetarët e vendit ku aty e paraqesim vizionin tonë qeverisës”.

Ndërkaq, Ahmeti tha se janë të përgatitur për sfidën e zgjedhjeve  dhe  se janë pretendenti kryesor për t’i fituar zgjedhjet.

“Sinergjia që është krijuar në degë, u vërejtë edhe ditëve të fundit por edhe sot. Aleanca dhe PSD-ja nuk janë në garë ndërmjet vetes. Jemi gati për tubimin e parë dhe për listën e kandidatëve të cilën do ta dorëzojmë më 7 shtator”.

Po ashtu Ahmeti tha se nuk do të nënshkruajë propozimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për një pakt kundër korrupsionit.

“PSD nuk do ta nënshkruajë atë që e ka paraqitur PDK-ja, jo që s’pajtohemi me përmbajtjen, por PDK nuk është në pozitë të krijojë standarde për korrupsion”.

Sa i përket pozitës së koalicionit AAK-PSD në sondazhe, Ahmeti i quajti të banalizuara dhe se i përdorin sondazhet e tyre për fushatë më të mirë.

“Ne kemi sondazhe që i përdorim për të parë se ku qëndrojmë më mirë. Pra ne fokusohemi të sondazhi më i mirë që janë tubimet. Nga këto takime e kemi mobilizimin më të madh secili koalicion tjetër”.

Kryeministri në detyrë gjithashtu shtoi se kandidatët për deputetë që janë nën hetime do të trajtohen sipas ligjeve.

“Ne kemi një kod etik dhe funksionojmë sipas ligjeve të Kosovës. Nëse ligji ia ndalon dikujt atëherë nuk hyjnë në listë. Ne funksionojmë në bazë të lidhjeve në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme