Google ADS

Osmani: BDI-së edhe më tutje i duhet Ali Ahmeti

17:28 | 4 Shtator 2019
L G

Para pak çastesh ka filluar mbledhja e kryesisë së BDI-së në Reçicë të Vogël, ku në diskutim e sipër është situata aktuale politike ne vend si dhe organizimi i brendshëm i partisë për organizimin e kongresit të radhës.

Në pjesën e parë të mbledhjes, sipas zëdhënësit Bujar Osmani, do te diskutohet mbi vetingun kryesisht, si propozim i BDI-së por edhe çështjet e euro-integrimeve të vendit dhe rrezikimi i tyre nga situata e fundit te krijuara ne shtet.

Osmani tha se me e rëndësishme do te jete pjesa e dyte, sepse, kongresi i radhës është tejet i rëndësishëm sepse do përcaktojë orientimin partiak për dy dekadat e ardhshme. I pyetur nëse edhe me tej partine do vazhdoje ta drejtoje Ali Ahmeti pasi shteti të behet pjesë e NATO-s, Osmani tha se këto çështje vendosen nga njerëzit dhe se Ahmeti i duhet edhe më tej partisë.

Osmani me tej ka komentuar edhe rikthimin e mundshëm te ish sekretarit gjeneral Hazbi Lika ne kongresin e radhës, me ç’rast Osmani tha se në kongres, secili ka te drejte të merr pjesë dhe te kandidoj për organet e caktuara të partisë.

“Fillojmë me këto mbledhjeje ku në pjesën e parë do të diskutohet për zhvillimet e fundit politike me akcent në temat kryesor të cilat ne i kemi si përcaktime strategjike ku në fokus do të jetë vetingun si koncept që ne e kemi propozuar kurse pjesa e dytë do të jetë organizimi i brendshëm partiak ku do të diskutohen përgatitje për kongresin e rregullt të BDI-së ku do te përcaktohen parimet e BDI-së në 20 vitet e ardhshme”, tha mes tjerash Osmani.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme