Në zgjedhjet e 6 tetorit sipas listës preliminare të drejtë vote kanë 1 972 466 votues.
Kurse 33 791 emra janë larguar nga lista votuese pasi që kanë vdekur ose kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.
Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Enis Halimi, ka njoftuar se nga data 4 gusht e deri me datën 4 shtator sekretariati ka pranuar 4 977 aplikacione për regjistrim për votim jashtë vendit.
Sipas tij, sekretariati i ka informuar nëpërmjet e-mailit të gjithë aplikuesit për procedurën e votimit.
“Sekretariati ka filluar me aktivitetet e veta në lidhje me procesin zgjedhor të datës 6 tetor.
Periudha ka filluar me 4 gusht votuesit jashtë Kosovës kanë arritur të dëshmonin listën e votuesve për votim materialet e nevojshme iu janë dërguar përmes e-mailit duke përfshirë 26 ambasada”.
“Deri me datën 4 shtator përmes e-mailit ne kemi pranuar mbi 4 mijë aplikacione të cilët janë në procesin e vlerësimit. Mbi 33 mijë persona janë larguar nga lista e votuesve”, ka thënë Halimi.
Në këtë mbledhje u miratua edhe propozimin për anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore sipas komunës përkatëse me 6 vota pro dhe 3 kundër.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar gjithashtu edhe Planin Operacione të sigurisë për zgjedhjet e parakohshme./eo/
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj