Në mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror Zgjedhor është bërë e ditur se lista preliminare e votuesve në Kosovë është 1 972 466 votues.
33 791 emra të votuesve janë larguar nga lista votuese si të vdekur ose si votues që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.
Enis Halimi kryeshef ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së tha se sipas listës preliminare të votuesve, Kosova ka 1 972 466 votues.
Ndërsa 33 791 emra të votuesve janë larguar nga lista votuese si të vdekur ose si votues që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.
Ai tha se që nga 30 gushti kur edhe ka nisur aplikimi për regjistrim për votuesit jashtë vendit deri tani kanë pranuar 4977 aplikacione.
Ndërsa, Yll Buleshku drejtor ekzekutiv i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike tha se deri në këtë periudhë nuk ka kandiduar për certifikim asnjë subjekt politik dhe as ndonjë kandidat i pavarur.
Gjatë kësaj mbledhje u miratua edhe Plani Operacione të sigurisë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019 si dhe propozimi për anëtarët e Komisioneve Komunale zgjedhore sipas komunave përkatëse, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019.
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë