Google ADS

Kriza politike, zyrtari i DASH përfundon takimin me Bashën

15:52 | 4 Shtator 2019
Arbresh.info

Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik po qëndron për një vizitë zyrtare në Tiranë, ndërsa kryefjalë e takimeve të tij ka qenë kriza politike dhe gjetja e mundësive për tejkalimin e saj.

Zyrtari i DASH ka përfunduar në këto momente një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Takimi mes tyre u zhvillua në selinë blu dhe zgjati rreth 60 minuta.

Axhenda e zyrtarit të lartë do të vijojë të jetë e ngjeshur, pasi sot pasdite në orën 17:00, Kostelancik do takohet edhe me kryeministrin, Edi Rama./bw

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme